PAVIJONI I LASHTËSISË

previous arrow
next arrow
Slider

 

Muzeu historik krahas objekteve të shumta, mbart brenda vetes edhe një kolezksion të pasur artefaktesh arkeologjike. Ambientet e ekspozimit strehojnë koleksionet e përhershme më të rëndësishme ku përmendim: koleksionin e objekteve prehistorike; koleksionin e skulpturave; enët prej qeramike; monedhat ilire, greke e romake; objekte të shumta të zejtarëve vendas në qeramikë e metal etj., me një shtrirje të gjerë në kohë nga prehistoria, antikiteti greko – romak, periudha antike e vonë e deri në mesjetë. Në katalog, krahas objekteve të tjera të përfshira, nga pavijoni i arkeologjisë, janë përzgjedhur eksponatet më të spikatura të Antikitetit (rreth 14 objekte), të cilat përfaqësojnë objekte me vlera artistike, estetike dhe historike, e njëkohësisht përbëjnë kryevepra të artit antik të kohës, duke treguar për nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik e kulturor që arritën qytetet ilire gjatë shek. IV – II p. Kr. Pjesën më të madhe të objekteve të përzgjedhura e përbën skulptura në reliev dhe e rrumbullakët, stelat e varreve si dëshmi e nivelit të lartë artistik që arritën mjeshtrit vendas të punimit të gurit por edhe si dëshmi epigrafike, si dhe mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, ku veçojmë këmbën e një vazoje bronzi në formë sfinksi, të prodhuar në punishtet e farkëtarëve të qytetit antik të Antigonesë.

Objektet e përzgjedhura tregojnë njëkohësisht dinamikën e lidhjeve ekonomike të territorit tonë përgjatë këtyre shekujve me qytetet si Korinti, Athina apo me ato të Magna Grecia – s dhe njëkohësisht zbulojnë edhe shkallën e urbanizimit të qyteteve ilire nëpërmjet gjallërimit të prodhimit vendës, të cilat jo vetëm ishin aktive në këtë sektor por kishin arritur në shek. III – II p. Kr., një nivel të lartë të specializimit të degëve ekonomike, siç dëshmojnë eksponatet me prejardhje nga Apolonia, Dyrrahu, Antigone, etj. Ishte pikërisht kjo dinamikë ngjarjesh, zhvillimesh në gjirin e shoqërisë ilire, e cila do të çojë në të ashtuquajturin “ilirizim” i kolonive, dhe që do të reflektohet tashmë dhe në onomastikën e gurëve të varreve por edhe në prerjen e monedhave të qyteteve. Rëndësia e prodhimeve lokale në tregun ndërkrahinor ilir do të vazhdojë edhe me ardhjen e Romës.

 

error: Content is protected !!