KËNDI I NËNË TEREZËS

Këndi i i Nënë Terezës i kushtohet jetës dhe kontributit bamirës të misionares Nënë Terezës (Gonxhe Bojaxhiu). Pas largimit nga vendlindja në vitin 1928, Gonxhja hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë, ku morri emrin Mari Tereza, për nder të Shën Terezës. Në vitin 1929, Mari Tereza shkoi si misionare në Kalkuta të Indisë. Në Pavijonin kushtuar Nënë Terezës vizitorët njihen me veprimtarinë e saj bamirëse kushtuar njerëzve në nevojë. Asaj i janë akorduar mjaft çmime ndërkombëtare si çmimi indian “Padmashri” në vitin 1962, çmimi “Nobel për Paqen” në vitin 1979 etj. Në stendat e pavijonit gjenden foto të Nënë Terezës gjatë takimeve me personalitete botërore si presidenti francez Zhak Shirak, presidenti amerikan Bill Klinton, kryeministri britanik Toni Blair dhe piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. Nënë Tereza vizitoi dy herë Muzeun Historik Kombëtar. Në koleksionet e Muzeut Historik Kombëtar gjenden sendet personale të përdorura nga Nënë Tereza, të cilat shtojnë kureshtjen e vizitorëve.

error: Content is protected !!