Muzeu Historik Kombëtar shpall procedurat e rekrutimit të specialistëve të rinj.

Muzeu Historik Kombëtar shpall procedurat e rekrutimit të specialistëve të rinj.

Specialisti varet direkt nga përgjegjësi i sektorit dhe ka këto detyra:

a- Zbaton me përpikëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij;

b-Përgjigjet për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda sektorit, si dhe përgatit propozime lidhur me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon sektori;

c-Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara. Përgatit materialin dhe pasi e siglon ia paraqet përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit;

d-Mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në një nga degët Histori/Arkeologji/Bio-Kimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

b – Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin e tyre;

c – Të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe njërës nga gjuhet e tjera të huaja: italisht, gjermanisht.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a – Jetëshkrim i kandidatit;

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Muzeut Historik Kombëtar (muzeuhistorikkombetar@yahoo.com).

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve online duhet të bëhet brenda datës: 01/06/2016

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Pas vlerësimit të dosjeve personale kandidatët fitues përkatës do të njoftohen zyrtarisht nga Muzeu Historik Kombëtar.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!