Kryetari i Bashkisë së Tivarit vizitë në Muzeun Kombëtar, njihet me historinë e shqiptarëve dhe ofron bashkëpunim

Pjesë e itinerarit të peligrinazhit që zhvillohet për nder të Shën Gjon Vladimirit, shpresohet që në një të ardhme të afërt do të jetë edhe Muzeu Historik Kombëtar. Një gjë të tillë ka kërkuar drejtori i këtij Muzeu, z.Melsi Labi, por që ka marrë dhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tivarit, z.Zoran Srzentić. Në pavijonin e mesjetës së Muzeut Historik Kombëtar ndodhen dy kuti prej argjëndi me lipsanet e Shën Gjon Vladimirit, dhe kjo përbën kuriozitet për shumë peligrinë.
Dr. Zoran Srzentić, ndodhej për një vizitë në Tiranë me qëllimin kryesor një takim me drejtorin e Muzeut Kombëtar. “Në kuadër të hulumtimeve shkencore menduam t’u ftonim dhe t’u kishim këtu në Tiranë”, tha drejtori Melsi Labi në përshëndetjen e mirëseardhjes. Gjatë këtij takimi u fol jo vetëm për historinë por dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit. Sepse sot, kur flitet shumë për turizmin kulturor dhe historik, duhen gjetur mënyra të reja për të ofruar turistë nga e gjithë bota. Peligrinazhi për të nderuar eshtrat e Shën Gjon Vladimirit, dhe disa vende ku ky shenjt ka bërë histori, është njëpikë kyçe për të tërhequr turistë. Dr. Zoran Srzentić ishte i interesuar të njihej nga afër me reliket e rralla të Shën Gjon Vladimirit të cilat u rizbuluan vetëm pak kohë më parë gjatë procesit të inventarizimit dhe të studimit mbi baza shkencore të objekteve të Muzeut Historik Kombëtar. Madje ai falenderoi drejtorin e Muzeut, z.Melsi Labi, si për nxjerrjen nga errësira të këtyre lipsaneve, po ashtu dhe për botimin e librit: “Gjon Vladimiri, princi që u bë shenjt”.
Më pas kryetari Bashkisë së Tivarit, z.Zoran Srzentić bëri një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, ku ai u njoh me historinë e shqiptarëve prej antikitetit e deri tek genocidi komunist. Këtë guidë e udhëhoqi vetë drejtori i institucionit z. Melsi Labi. Dr. Zoran Srzentić tha se Tivari është në kufi me Shqipërinë dhe në histori shumë fakte i kanë të përbashkëta. Përveç kësaj ai foli dhe për tolerancën fetare në Malin e Zi, e cila është një element kryesor ashtu si dhe në Shqipëri. Ndërkohë kryetari Bashkisë së Tivarit u ndal gjatë për të mësuar mbi fatin e eshtrave të Shën Gjon Vladimirit. “Vitin e kaluar kemi inicuar një projekt që quhet “Udha e Gjon Vladimirit” dhe këtu futet Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia”, tha nga ana e tij kryetari Bashkisë së Tivarit.
Në përfundim të vizitës së tij Dr. Zoran Srzentić propozoi për një binjakëzim të mundshëm të Muzeut Historik Kombëtar për Muzeun Shtetëror të Cetinjës në Malin e Zi, por dhe për bashkëpunimin e muzeve në nivel lokal. Së fundi ai ftoi drejtorin Labi që në një kohë të përshtatshme të mund të vizitonte Tivarin për të vazhduar në këtë mënyrë rrugën e bashkëpunimit dypalësh.
IMG_0121 IMG_0128 IMG_0130 IMG_0142 IMG_0193 IMG_0207 IMG_0231 IMG_0014.CR2 IMG_0024 IMG_0095

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!