Delegacioni i lartë kinez, vizitë në Muzeun Historik Kombëtar

Një delegacion kinez i kryesuar nga Këshilltari i Shtetit i Republikës Popullore të Kinës Yang Jing, ndodhet në Tiranë në kuadër të thellimit të marrëveshjeve ekonomike të Kinës me Shqipërinë. Në axhendën e delegacionit kinez ishte dhe një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar. Delegacioni i kryesuar nga Yang Jing, kishte në përbërje dhe z.Zhang Jinan, drejtori i zyrës së Komitetit Shtetëror për Reformën në Sektorin Publik, si dhe Ll.Zhiuong, zv/sekretar i komitetit të Punës të Organeve Shtetërore të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze. Në këtë vizitë ata shoqëroheshin dhe nga ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e RP të Kinës në Shqipëri, znj. Jiang Yu, si dhe nga Wamg Zhongwei, drejtor i zyrës së këshilltarëve të Këshillit të Shtetit. Guidën në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar e udhëhoqi vetë drejtori i këtij institucioni z. Melsi Labi.
IMG_0296.CR2 IMG_0302.CR2 IMG_0336.CR2 IMG_0373 IMG_0400.CR2 IMG_0417 IMG_0450.CR2 IMG_0600

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!