Thellohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në projektin për digjitalizimi i muzeumeve. Për këtë arsye në datë 19 tetor 2016 u realizua një vizitë e tre drejtorëve nga Shqipëria në Caserta të Italisë. Projekti në fjalë ka pasur edhe një jehonë mediatike. Gazeta “Il Mattino Caserta” botim i këtij qyteti, nën titullin “Marino takohet me drejtorët e muzeve shqiptarë: binjakëzim Caserta-Tiranë”, ka shkruar rreth takimit që u bë nga kryetari i Bashkisë, Carlo Marino me tre drejtorë të muzeve shqiptarë. Në tekstin e gazetës thuhet: “Kryetari i bashkisë së Casertas në Itali, Carlo Marino ka takuar drejtorët e tre muzeve më të rëndësishëm në Shqipëri. Mëngjesin e së mërkurës kryebashkiaku ka pasur një bashkëbisedim me krerët e qendrave kryesore muzeale në vendin e shqiponjave. Ai takoi z.Melsi Labi, drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, z.Luan Përzhita, drejtorin e Institutit Kombëtar të Arkeologjisë në Tiranë dhe z. Gjergji Mano, drejtorin e sajtit arkeologjik të Butrintit, trashëgimi e UNESCO si dhe në faqen kryesore arkeologjike të Ballkanit. Takimi u organizua nga këshilltarja për kulturën Daniela Borrelli. Tre drejtorët ndodhen prej së martës në Caserta, ndërsa janë duke realizuar bashkërisht “012 Factory”, të projekteve në Shqipëri mbi informatizimin (digjitalizimin) e muzeve në Tiranë. Për sa i takon Butrintit, është duke u punuar për një program në bashkëpunim me fakultetin e Dizajn Industrial të Universitetit “Federico II” në Napoli, për zgjerimin e fakteve. “Ishte një vizitë tejet interesante, – ka shpjeguar kryebashkiaku Marino – e cila na bëri të ndihemi të thellojmë njohuritë përkatëse të realitetit artistik dhe kulturor. Jam i sigurt që, duke nisur nga ky takim, mund të konsolidojmë një marrëdhënie bashkëpunimi bazuar në shkëmbimin e “know-how” (të dish se si) të teknologjive, për ta aplikuar në rrjetet muzeale dhe ato kulturore, dhe në fund, të vlerësojmë dhe promovojmë në mënyrë gjithnjë e më efikase”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!