Për 35-vjetorin hyrja falas, në Muze vërshojnë nxënësit e shkollave

Me rastin e 35-vjetorit të përurimit të godinës së Muzeut Historik Kombëtar, u zhvilluan një sërë aktivitetesh. Po në këtë kuadër, për të gjithë vizitorët që do t’i drejtoheshin Muzeut, hyrja ishte falas. Disa qindra nxënës shkollash, të organizuar dhe me mësuesit e tyre, patën mundësinë të vizitonin të gjitha pavijonet e këtij Muzeu, duke u njohur me detaje dhe objekte të veçanta që janë pjesë e historisë të popullit shqiptar. Ata recituan edhe vjersha me karakter patriotik, përgjithësisht vargje të poetëve të periudhës së rilindjes kombëtare. Po nga kjo ditë festive përfituan edhe shumë vizitorë të tjerë të cilët mbushën pavijonet e MuzeutHistorik Kombëtar.

14666262_1283197158409721_4387994996573792537_n 14910359_1283197111743059_4887916961663144228_n 14591775_1283196941743076_2848615809618190822_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!