Fëmijët e kopshteve “Kids”, “Cicërimat” dhe “Tweety” mbushin ambientet e Muzeun Kombëtar, festat e Nëntorit i afrojnë me historinë

Vizitorët fëmijë kanë mbushur pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Prurja e madhe e tyre ka të bëjë me festat e nëntorit. Në këtë kuadër fëmijët të organizuar nga mësuesit e tyre kërkojnë të njohin më nga afër historinë e Shqipërisë. Së fundi pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar u vizituan nga fëmijët e kopshteve “Kids”, “Cicërimat” dhe “Tweety”. Fëmijët e këtyre kopshteve, të shoqëruar edhe nga mesueset përkatëse, fillimisht zhvilluan një vizitë në pavijonet e Muzeut. Në përfundim të vizitës në hollin e Muzeut, shumë prej fëmijëve recituan vjersha për flamurin, ndërsa të gjithë se bashku kënduan këngë patriotike.

15168653_1310380212358082_735923949648176471_o 15168824_1310382182357885_4086757014255960563_o 15194523_1310380469024723_1970918685031892422_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!