Fëmijët e kopshtit “Sarito” mbushin ambientet e Muzeun Kombëtar, festat e Nëntorit i afrojnë me historinë

Vizitorët fëmijë kanë mbushur pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Prurja e madhe e tyre ka të bëjë me festat e nëntorit. Në këtë kuadër fëmijët të organizuar nga mësuesit e tyre kërkojnë të njohin më nga afër historinë e Shqipërisë. Së fundi pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar u vizituan nga fëmijët e grupit të dytë të kopshtit “Sarito”. Fëmijët e këtij kopshti, të shoqëruar edhe nga mesueset përkatëse, fillimisht zhvilluan një vizitë në pavijonet e Muzeut. Në përfundim të vizitës në hollin e Muzeut, shumë prej fëmijëve recituan vjersha për flamurin, ndërsa të gjithë se bashku kënduan këngë patriotike.

15068972_1311650228897747_6136164095969471968_o 15168702_1311650225564414_4069611981716161285_o 15167531_1311650242231079_5881301318193739997_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!