Senatorët dhe kryetarët e Qeverisë së Nxënësve të Zyrës Arsimore Kamëz, marrin certifikatat e “Mirënjohjes”

“Certifikata Mirënjohje” për të gjithë senatorët dhe kryetarët e Qeverisë së Nxënësve që janë pjesë e strukturës së Zyrës Arsimore Kamëz. Pikërisht në kuadër të Ditës se Rinisë me datë 8 dhjetor, u organizua dhe ky certifikim në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Në aktivitet përveç drejtoreshës Ermioni Cekani, të Zyrës Arsimore Kamëz, ishte e ftuar gjithashtu dhe zv.ministrja e Arsimit, znj. Nora Malaj.
Gjatë ceremonisë u lexua dhe një përshëndetje e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, z.Melsi Labi. “Shkolla, nuk është vetëm vendi ku merren dije, por është edhe hapësira ku formohen qytetarët. Në stendat e pavijoneve të Muzeut Historik Kombëtar kanë gjetur vend shumë nga këta njerëz të angazhuar që në momente të caktura të historisë së vendit tonë kanë marrë në dorë fatet e kombit dhe i kanë dalë atij për zot. Duke qenë se Muzeu Historik Kombëtar ka një departament të veçantë që i dedikohet Edukimit, ne shpresojmë dhe besojmë se duke kontribuar që sot në formimin qytetar të nxënësve, mundësojmë një edukim të mirë të tyre bazuar në të drejtat që atyre u takojnë”, u citua në mësazhin e z. Melsi Labi të cilën e lexoi Etleva Demollari, përgjegjësja e Sektorit të Programeve Edukative në Muzeun Kombëtar. Gjatë aktivitetit folën gjithashtu rreth rolit të qeverisë së nxënësve edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz Ermioni Cekani, si dhe zv.ministrja e Arsimit, znj. Nora Malaj. Qeveria e Nxënësve është një strukture organizative e pavarur e nxënësve në shkollë. Kjo qeveri përfaqëson mendimin e masës së nxënësve për çeshtjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.

15288430_1326281034101333_5736476760913186134_o 15385459_1326281030768000_5181084494151779945_o 15326111_1326281074101329_6127067245216395964_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!