Një ekspozitë e artistit italian Marco Lodola, u çel në mjediset e MuzeutHistorik Kombëtar.

Çelja e kësaj ekspozite u realizua në një kohë rekord, dhe jashtë planit të aktiviteteve të Muzeut, gjë e cila u vlerësua edhe nga organizatorët e kësaj ekspozite. “Bashkia e Tiranës vrapon për të kryer të gjitha aktivitetet e saj, por me të njëjtin ritëm e ndjek edhe MuzeuHistorik”, tha mes të tjerash në fjalën e tij përshëndetëse, z.Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i cili më pas vlerësoi punimet e artistit të njohur italian. I pranishëm në çeljen e ekspozitës, ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjithashtu vlerësoi prezantimin e këtyre veprave dhe falenderoi të gjithë ata që e mundësuan një gjë të tillë. Marco Lodola, artisti i njohur ndërkombëtarisht, skenografi i tenorit Andrea Boccellit ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar për të prezantuar veprat e tij të vlerësuara nga e gjithë bota. Ato, përveç Muzeut Kombëtar, janë vendosur në zonat më të populluara të kryeqytetit. Skupturat e Marco Lodolas do të qëndrojnë në Tiranë përgjatë gjithë muajit dhjetor.

15325271_1330963276966442_560115531748031329_o 15370187_1330963203633116_5767997919013858191_o 15403670_1330963210299782_857988479115491968_o 15385371_1330963233633113_5836666697218477174_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!