Konferencë kushtuar 450–vjetorit të lindjes së P. Budit

Në kuadër të 450-vjetorit të lindjes së Pjetër Budit, ditën e enjte datë 22.12.2016 ora 09.00, Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë konferencën shkencore kushtuar poetit të parë të letrave shqipe, Pjetër Budit.
Ju mirëpresim në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, më 22 Dhjetor 2016 ora 09.00!

Programi i konferencës kushtuar 450–vjetorit të lindjes së P. Budit:

Seanca e parë

22. 12. 2016 ora 09.00-11.30
Drejtues (akademik Gjovalin Shkurtaj, Anton Nikë Berisha, Zeqirja Neziri, Melsi Labi)
Fjalë përshëndetëse:
1. Melsi Labi – Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
2. Behar Gjoka – Drejtor Ekzektuv i Qendrës Budi.
3. Akademik Gjovalin Shkurtaj, “Pjetër Budi – lëvrues dorëmbarë i shqipes, luftëtar i paepur në fushën politike, kishtare dhe letrare kombëtare”.
4. Anton Nikë Berisha, Rreth ‘Pasthënies’ së “Pasqyrës së t’rrëfyemit” të Pjetër Budit, të shkruar me 24 korrik 1621, nga studimet më të plota për çështjet që Budi shqyrton në atë që kam lexuar nga një autor shqiptar.
5. Zeqirja Neziri & Merita Sauku Bruci, “Pjetër Budi dhe Jakopone di Todi: dy poetë në përqasje”.
6. Behar Gjoka, “A është poet, përkthyes apo përshtatës Pjetër Budi?”
7. Valter Memishaj, “Rreth pasurisë leksikore të veprës së P. Budit përmes “Fjalorit” të K. Ashtës”.
8. Tonin Çobani, “Pjetër Budi, ipeshkvi i Zadrimës dhe pasardhësit e tij: Gjer dhe Frang Bardhi”.
9. Anton Berishaj, “Poezia e Pjetër Budit dhe logjika e alteritetit/tjetërsisë”.
10. Kastriot Marku, “Konteksti kulturor kishtar i botimeve të letërsisë së hershme shqipe – Rasti Pjetër Budi”.
11. Edmond Buharaja, “Pericope evangjelike” në shqip e shek. XIV dhe “Himni i Pashkës”: raste unike apo hallka munguese të një tradite shumë të hershme?!

Pushim kafeje

Seanca e dytë

Ora: 12.00 – 14.30
Drejtues (Agron Tufa, Anton Berishaj, Evalda Paci, Edmond Buharaja)
12. Agron Tufa & Elvana Zaimi, “Misioni përkthimor i Pjetër Budit. Përkthimet e Budit, rëndësia, përhapja dhe përdorimi i tyre”.
13. Evalda Paci, “Pjetër Budi një traditë studimesh mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe”.
14. Flamur Mulaku, “Pjetër Budi, shenjë shpirtërore e kulturore”.
15. Hamit Xhaferi, “Pjetër Budi krijues i poezise autentike”.
16. Merxhan Avdyli, “Poezia e Budit, ndërmjet etikës dhe poetikës”.
17. Azem Deliu, “Pavarësia e letërsisë (rast studimor – poezia e Budit)”.
18. Alisa Velaj, “Budi poet dhe prania e psalmeve biblike”.
19. Isra Ruci, “Vepra e Pjetër Budit si udhërrëfyes për ndërtimin e komunikimit publik në shoqërinë shqiptare”.
20. Dorian Koçi, “Motivet shtegtuese në etnosin arbër. Përqasje në mes poezisë së Manolis Blessis dhe Pjetër Budit”.
21. Alba Jusufaj, “Proza e Budit dhe vlerat e saj”.
22. Ariatike Xh Lami, “Budi në tekstet shkollore”.
23. Dalina Beshiri, “Mendimi illuminist i Budit përmes letërkëmbimit”.

Pas kumtesave pyetje, diskutime

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!