Dritë e fakte të reja për Pjetër Budin nëpërmjet një Konferencë Shkencore në Muzeun Kombëtar

Dritë e fakte të reja për Pjetër Budin nëpërmjet një Konferencë Shkencore në Muzeun Kombëtar

Pjetër Budi, kjo figurë e shquar e letrave shqipe, u përkujtua në 450 vjetorin e lindjes. Ishte Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, që në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan një Konferencë Shkencore me këtë rast. Vetëm pak ditë më parë Presidenti Nishani vlerësoi Pjetër Budin (pas vdekjes) këtë martirir të kombit dhe të kulturës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Konferencën Shkencore “450-vjetori i Pjetër Budit” e hapi akademik Gjovalin Shkurtaj, i cili më pas do të mbante dhe një kumtesë të rëndësishme rreth rolit të Budit në letrat shqipe. Më pas drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Melsi Labi mbajti një fjalë ku tha se është në nderin tonë që në sallën UNESCO të Muzeut të flitet për Pjetër Budin. “Ndihem me fat t’u uroj mirëseardhjen në jubileun e 450-vjetorit të lindjes të këtij humanisti të madh. Ndaj kësaj figure ne mbetemi përherë të obliguar pasi ishte pikërisht vepra madhështore e tij që rrënjosi një botëkuptim laik për çështjen kombëtare shqiptare. Pjetër Budi mbetet një nga figurat më të shquara të botës shqiptare. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare dhe po ashtu ai ka ngulmuar që gjuha shqipe të futej mirë në praktikën fetare. Ndaj kjo na bën të jemi të vetëdijëshëm se vazhdojmë të kemi detyrim për të ndriçuar këto rrënjë të thella të ekzistencës sonë. Edhe pse jetoi pak, ai pati një veprimtari të ngjeshur. Ndaj Pjetër Budi bën pjesë tek shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë së vjetër shqipe, duke qenë nga autorët më autentik dhe më origjinalë të saj”, tha Melsi Labi në fjalën e tij.
Kumtesat do të vijonin me studiues të njohur si Behar Gjoka, Anton Nik Berisha, Valter Memishaj, Zeqirja Neziri e Merita Sauku Bruci, por dhe Dorian Koçi, Tonin Çobani, etj.
Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket
atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe
udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues
origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë. Budi gjatë shërbimit nëpër viset shqiptare u njoh me jetën e vështirë të popullit. Krahas karakterit njerëzor dhe pastoral në shërbim të grigjës së tij, Budi u brumos si njeri kryengritës dhe rebel. Më 1622 Budi grumbulloi gjithë meshtarët vendas të Zadrimës, Shkodrës dhe Lezhës në një lidhje ku u vendos: – Të mos pranonin meshtarë të huaj nëpër tokat shqiptare, të cilët krahas shërbimeve fetare kryenin edhe punë të tjera në dobi të interesave të vendeve të tyre. Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip. Pjetër Budi lindi në Guri i Bardhë më 1566, por kur ishte në moshën 56-vjeçare, në vitin 1622 e mbytën duke kaluar në lumin Drin.

15675911_1349467285116041_1423613812564680539_o 15585130_1349467508449352_3044910977145761725_o 15578343_1349467518449351_6442927239241902146_o 15676294_1349467588449344_7063024000105919474_o 15591315_1349467598449343_2785435452955117197_o 15676222_1349467601782676_7007930160657656155_o 15591139_1349467681782668_6131932834189916195_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!