Viti 2016 shënoi edhe 35-vjetorin e përurimit të godinës së Muzeut Historik Kombëtar.

Një nga risitë në kuadër të këtij jubileu për Muzeun Historik Kombëtar ishte edhe botimi i “Udhërrëfyesi i Muzeut Historik Kombëtar” në dy gjuhë shqip dhe anglisht, si edhe Katalogu dhe Kumtesat e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Roli i muzeve në shoqërinë moderne”.
“Udhërrëfyesi i Muzeut Historik Kombëtar”, një libër prej 200 faqesh ka në përmbajtje të saj shpjegime mbi të gjitha objektet (rreth 6000 të tilla) të cilat ndodhen të ekspozuara në të 7-të pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Udhërrëfyesi është një punim shumë cilësor si në përmbajtje ashtu dhe në anën grafike. Ai do t’u vijë në ndihmë të gjithë vizitorëve që duan të njihen me historinë e Shqipërisë, që nga antikiteti e deri në ditët tona.
Ndërsa “Roli i muzeve në shoqërinë moderne” përmban të gjitha kumtesat të mbajtura gjatë Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Roli i muzeve në shoqërinë moderne”.

16299891_1731613163816711_839277147016261869_o 16178595_1731613143816713_7213140991873926203_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!