“Amforat e Muzeut Historik Kombëtar”, nis seria e leksioneve të hapura për nxënësit e studentët

“Muzeu Historik Kombëtar nuk duhet parë si një muze apo vitrinë ku ekspozohen vlerat e trashëgimisë kulturore, por si një vend e institucion shkencor, i cili nëpërmjet prezantimeve të ndryshme kthehet në një vend ku çdokush kupton dhe thellohet më shumë mbi historinë tonë kombëtare”. Me këto fjalë, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Dorian Koçi, iu drejtua nxënësve të shkollës “Sami Frashëri” dhe shumë të tjerëve të pranishëm në një aktivitet të organizuar me këtë rast. Në kuadër të temës: “Një pasdite në muze” në sallën e Bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua leksioni i hapur i titulluar: “Amforat e Muzeut Historik Kombëtar”. Arkeologu Skënder Bushi, i cili referoi kumtesën në fjalë, tha se tema kishte si qëllim të njihte pjesëmarrësit për rolin e amforave si treguese të lidhjeve ekonomike dhe tregtare të territorit tonë me botën mesdhetare. Gjatë leksionit gjithashtu, u evidentua edhe rëndësia e tyre si një e dhënë e rëndësishme për datimin e objekteve të ndryshme arkeologjike. Sipas Bushit në Pavijonin e Lashtësisë së Muzeut Kombëtar ka pak amfora ndaj ai kërkoi bashkëpunim nga muzetë arkeologjike të rretheve, ku amfora të tjera nga fondi jo i ekspozuar tyre të mund të bëhen pjesë e ekspozueshme në Muzeun Historik Kombëtar. Në fund për të pranishmit u tha se, Muzeu Kombëtar do të vazhdojë çdo të premte me serinë e leksioneve të hapura mbi tema të veçanta dhe me interes.

16806877_1420384384690997_999464872100241688_n 16830809_1420384388024330_5081744728699959496_n 16939612_1420384314691004_5088369029983229888_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!