Rinis projekti “Arkeologu i vogël”, nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit” vizitojnë Muzeun Kombëtar

“Arkeologu i vogël”, ky projekt i inicuar nga Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar, këtë herë priti fëmijë nga shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Fëmijët, përgjithësisht nxënës të interesuar për historinë dhe arkeologjinë, të shoqëruar edhe nga dy mësuese të tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, e që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë. Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vëndit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

16406762_1393802827349153_2752943312310815210_n 16426187_1393802857349150_4736551197221731765_n 16299212_1393802824015820_3940544461748392925_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!