Përkujtohet 120-vjetori i revistës ALBANIA, Dorian Koçi: Konica u dha një pasaportë kombit tonë, krijoi një Shqipëri imagjinare, kur nuk kishim ende një Shqipëri politike

“Dita Ndërkombëtare e Librit” dhe “120-vjetori i revistës ALBANIA” u përkujtuan nëpërmjet një aktiviteti të përbashkët në Muzeun Historik Kombëtar. Në sallën “UNESCO”, sektori i Programeve Edukative të Muzeut Kombëtar dhe shkolla jopublike 12-vjeçare “Faik Konica”, në Tiranë, organizuan një veprimtari të larmishme, ku përveç përshëndetjeve në kuadër të këtyre dy datave, nxënësit e shkollës jopublike “Faik Konica” kishin përgatitur një program festiv dhe edukativ.
Që në fillim të këtij aktiviteti, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Dorian Koçi në fjalën e tij për nxënësit tha se në ditën botërore të kujtesës ndaj librit, kur vetë kjo ditë lidhet me lindjen e një emri shumë të rëndësishëm si ai i Servantesit, edhe ne shqiptarët përkujtojmë gjithashtu një emër shumë të rëndësishëm të kulturës sonë, atë të Faik Konicës. “Me revistën e tij politizuese ALBANIA, Faik Konica i dha një pasaportë kombit tonë. Ai krijoi në faqet e saj një Shqipëri imagjinare, kur ende nuk kishim një Shqipëri politike”, tha më tej drejtori Koçi. Ai shtoi se Faik Konica, ky intelektual i rradhë, emancipues e largamës, emrin e të cilit e mbante shkolla e tyre, ishte një nga themeluesit e shtetit shqiptar edhe pse fizikisht nuk u ndodh në ditën e shpalljes së Pavarësisë.
Më pas, nga nxënësit u recituan poezi nga Faik Konica si dhe u shfaq një dokumentar mbi historikun e revistës ALBANIA. Në fund të aktivitetit, drejtor i 9-të vjeçares, z.Dilaver Koçiu shpërndau çmimet e konkursit letrar të organizuar nga klatas e 5-ta të shkollës 12-vjeçare jopublike Faik Konica.
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

16649272_1497783730284395_8896047467906198312_n 18057899_1497783780284390_3933969900886916246_n 18118837_1497783820284386_2735502751977276198_n 18119395_1497783853617716_4513028540365476434_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!