“Arkeologët e vegjël” në Muzeun Historik Kombëtar

Ishin fëmijët e kampusit veror të British Council, ata që ishin arkeologë për një ditë në Muzeun Historik Kombëtar.
Projekti “Arkeologu i vogël” ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve të improvizuara arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç.
Nxënësit pasi zhvilluan një vizitë në Pavijonin e Lashtësisë, ku u prezantuan me objektet më të veçanta dhe origjinale që ndodhen në muze, vijuan me “gërmimet” e tyre për të gjetur objektet e fshehura. Ata bënë punën e vërtetë të një arkeologu, gërmuan, rregjistruan me numrin përkatës dhe pastruan çdo objekt të gjetur.
Projekti “Arkeologu i vogël” synon që të afrojë në ambientet e muzeut fëmijët e të gjithë vendit.

19388312_1561437220585712_7939885342111727831_o 19417325_1561437147252386_1957921274830334622_o 19243184_1561437290585705_8257167159578061418_o 19238274_1561437143919053_7554068992696417682_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!