Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti sot Drejtorin e Muzeve të Bukureshtit, Prof. Dr. Adrian Majuru, në një takim zyrtar.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, pas organizimit të dy aktiviteteve të përbashkëta ditën e djeshme, leksionin e hapur me temë: “The faces of Bucharest: Changing cityscapes and daily life” dhe ekspozitën: “Hello, my name is Bukur Esht”, priti sot Drejtorin e Muzeve të Bukureshtit, Prof. Dr. Adrian Majuru, në një takim zyrtar. Z. Majuru ishte i shoqëruar edhe nga znj.Arlinda Morava dhe Atasheu Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë në Rumani.
Gjatë takimit të dy drejtorët Koçi dhe Majuru konfirmuan edhe një herë mundësitë e bashkëpunimit mes Muzeve të Bukureshtit dhe Muzeut Historik Kombëtar. Po ashtu, gjatë vizitës u fol për realizimin e projekteve të përbashkëta, për organizimin e ekspozitës “Hello, my name is Tirana”, në Bukuresht, por edhe për bashkëpunime të ndryshme shkencore për ngjarjet historike të dy vendeve.
Në takim u bisedua gjithashtu rreth lidhjeve të vjetra historike dhe kulturore midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për vazhdimësinë e këtyre marrëdhënieve në frymën e bashkëpunimit reciprok.
Në fund të takimit dy drejtorët përkatës Dr. Dorian Koçi dhe Prof. Dr. Adrian Majuru nënshkruan “Memorandumin e mirëkuptimit” për zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat kanë si qëllim shkëmbimin e përvojës së ndërsjelltë ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeul Municipiului Bucuresti.

22730608_1715424795186953_5373130417940470268_n 22788680_1715424791853620_5696515607842259439_n 22789170_1715425051853594_251941998229243609_n 22851930_1715425061853593_1691849595362778380_n 22788754_1715424991853600_6003478817022345464_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!