Korpusi letrar i Moikom Zeqos promovohet mes miqsh në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe Shtëpinë Botuese “Erik” promovuan krijimtarinë letrare dhe historike të studiuesit të njohur Moikom Zeqo. Veçanërisht ky takim promovues ishte për të bërë të njohur për lexuesit librin: “Tatuazhet e shpirtit: Transletërsia e Moikom Zeqos”, me autor Fatmir Mingulin.
Në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar u mblodhën shumë emra të njohur të letrave shqip, miq e dashamirës të studiuesit të njohur Moikom Zeqo. Në panel ishin gjithashtu Presidenti i Akademisë Shqiptare së Arteve dhe Shkencave, Prof. Dr. Isuf Kalo, Prof. Dr. Fatos Tarifa. Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Ksenofon Kristafi, Nasho Jorgaqi, Fatmir Minguli e Josif Papagjoni.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi do të thoshte: “Ky botim mbi korpusin shkencor e artistik të Moikom Zeqos është prurje e nevojshme për të gjithë ata që duan të zbulojnë stilin lakonik, të ngjeshur dhe erudite të të shkruarit të Moikomit, që me të drejtë konsiderohet si pionier i postmodernizmit në letrat shqip. Moikom Zeqo përfaqëson një etalon dhe një vijë mendimi që me të drejtë autori Minguli i ka vënë emrin “Moikomiane” e cila është e veçantë në llojin e vet dhe dallon mes emrave të tjerë të mëdhenj të publicistikës shqiptare”.
Për veprën shumëdimensionale të Moikom Zeqos folën dhe Isuf Kalo, Fatos, Tarifa, Ksenofon Kristafi, Josif Papagjoni dhe Fatmir Minguli. Por përshëndetën gjithashtu dhe Lluka Heqimi, Besim Cengu, Ago Nezha etj.
Moikom Zeqo njihet si një shkrimtar erudit, por dhe si arkeolog e piktor. Në takimin promovues ai u cilësua si një “dukuri letrare” por dhe si poet sfidues në terrenin e munguar të letërsisë së mirë shqipe. Veç të tjerash Fatos Tarifa do të thoshte për të se “ishte një intelektual publik i angazhuar”. Ndërsa Josif Papagjoni do të shtonte se: kur je përballë Moikom Zeqos ndihesh inferior, për shkak të enciklopedisë së madhe që ai zotëron.
Vetë autori në përmbyllje të takimit do ta vlerësonte promovimin e korpusit të veprave dhe në veçanti librin e Fatmir Mingulit që i dedikohet atij vetë duke u shprehur se në që prej daljen nga shtypi të librit të tij të parë e deri në atë çast ai nuk kishte bërë asnjë promovim rreth kësaj krijimtarie.
Korpusi letrar e studimor i Moikom Zeqos përmban mbi 100 vepra. Për së fundi ai vjen për lexuesin me librin e tij më të ri mbi jetën dhe letërkëmbimet e Lasgush Poradecit.

23783686_1746668762062556_8174225612426662172_o 23799869_1746668728729226_4298527800542242759_o 23736298_1746668668729232_2951539872463836166_o 23845677_1746668548729244_136988591787319167_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!