Ju ftojmë, më datë 16 dhjetor 2017 ora 18.00, në hapjen e ekspozitës “Rotte Traverse”

Ju ftojmë, më datë 16 dhjetor 2017 ora 18.00, në hapjen e ekspozitës “Rotte Traverse” organizuar nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar, Formitalia – Luxury Group dhe Mirabili – Arte d’Abitare.
Veprat e artit të kësaj ekspozite janë krijimtari e artistit, Giampaolo Talani, artist i cili i ka dhënë shtysë të madhe të ashtuquajturës “Arti Publik”, nëpërmjet krijimit të veprave me ndikim të padiskutueshëm dhe të përbashkët emocional, të vendosura në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit në hapësira publike shumë të frekuentuara. Do të jetë një kombinim i ekspozitës murale me skulpturën.

Ju mirëpresim ditën e shtunë, datë 16 dhjetor, ora 18.00 në sallën e Pullave të Postës në Muzeun Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!