Konferenca dhe Seminari “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurimeve kulturore – sfidat dhe nevojat për ndërgjegjësim”

Në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar u mbajt Konferenca dhe Seminari “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurimeve kulturore – sfidat dhe nevojat për ndërgjegjësim”. Aktiviteti organizohet në kuadër të aplikimit të Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK) në “Programme of Participation in the activities of Member States 2016-2017” mbështetur nga UNESCO.
Me këtë rast Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, mbajti kumtesën: “Dokumentimi i fondit muzeor ruajtja dhe sigurimi i tij”. Sipas tij mjedisi ku ruhen apo ekspozohen objektet muzeale brenda Muzeut Historik Kombëtar është kompleks, dhe ai përcaktohet nga disa tregues, të cilët janë: lagështira, temperatura, ndriçimi, ndotja atmosferike, pluhurat dhe vibrimet. Dr. Dorian Koçi sqaroi për të pranishmit se fondi i Muzeut Historik Kombëtar arrin në rreth 6000 objekte. “Nga vetë karakteri i aktivitetit i tij objektet i përkasin fushave të ndryshme si arkeologjia, artet figurative, numizmatika, etnografia etj., të ndara sipas kategorive dhe tipeve të ndryshme. Mjedisi ku ruhen dhe ekspozohen objektet muzeale luan një rol vendimtar për ruajtjen e tyre. Fondi i vlerave kulturore të luajtshme të deklaruara pasuri kulturore, që përbëjnë fond të muzeve të akredituar përbën fondin muzeor kombëtar dhe është nën mbrojtjen e shtetit shqiptar”, tha mes të tjerave Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi. Më pas ai bëri një ekspoze të të gjithë kushteve dhe parametrave në të cilën ruhen objektet brenda Muzeut Historik Kombëtar
Duhet theksuar se faktet e këtyre 3 viteve të fundit flasin qartë për përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin është punuar nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore pasi janë ka regjistruar rreth 70 mijë objekte. Institucionet në fjalë i kanë dhënë prioritet dhe kanë ndërmarrë një sërë masash të suksesshme në lidhje me inventarizimin e pasurive kulturore si hapi i parë i mbrojtjes dhe luftës kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore.

25587940_1777872825608816_4767573444914940920_o 25487185_1777872748942157_1097970571550158752_o 25439954_1777872678942164_484234905937818015_o 25440319_1777873165608782_7357491238149959808_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!