Antigonea, në Muzeun Historik Kombëtar

Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p.e.s.. Rrënojat e tij ndodhen në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Por Antigonea ndodhet edhe në Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës. Për ta bërë sa më të prekshëm qytetin e lashtë ilir, Sektori i Menaxhimit të Koleksioneve organizoi temën: “Antigonea në Muzeun Historik Kombëtar – Objekte të gjetura në qytetin antik të Antigonesë në Muzeun Historik Kombëtar”. Aktiviteti u zhvillua nën logon “Një ditë me kuratorin” dhe në të ishin pjesëmarrës nxënës nga shkolla e mesme jopublike “Protagonistët” në Tiranë.
“Një ditë me kuratorin!” ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin e muzeut me publikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu, si dhe të inkurajojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën.
Me anë të një projektori të pranishmit u njohën me të dhëna të zgjeruara rreth qytetërimit në Antigone, ndërtimeve dhe mënyrës së jetesës. Antigonea njihet si qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Ky qytet u themelua nga Pirro i Epirit i cili i viri qytetit emrin e gruas së tij dhe u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake e konsullit Paul Emili. Qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit brenda tij u ndërtua një kishë paleokristiane.
Pas leksionit të hapur nxënësit të shoqëruar dhe nga mësuesit e tyre vizituan dhe disa ambjente të Muzeut Historik Kombëtar si dhe Pavijonin e Lashtësisë ku gjenden objekte të marra nga qyteti i lashtë i Antigonesë. Objekte e gjetura në rrënojat e qytetit të lashtë dëshmojnë për pasurinë e qytetit dhe historinë e tij të hershme.

28070383_1852545994808165_2886851761839633086_o 28070883_1852545884808176_3110177423373091642_o 28337673_1852546511474780_8045722439885379348_o 28238570_1852546394808125_5993230642454657103_o 28164494_1852546148141483_2139337956449684343_o

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!