Ministria e Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar zhvilloi një tryezë konsultimi me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar, anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Muzeve dhe të personaliteteve të fushës. Kjo tryezë konsultimi realizohet me nismën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro rreth platformës së re muzeore të Muzeut Historik Kombëtar, në përputhje me objektivat e MK në fushën e përmirësimit të infrastrukturës muzeore në vend.
Ministria e Kulturës ka përcaktuar në këtë mandat të dytë 2017-2021 listën e prioriteteve dhe investimeve në fushën e trashëgimisë dhe kulturës që nis me hartimin e projekteve të zbatimit për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe riformulimin e linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë” dhe “Restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura”.
Këto investime do të kryhen në kuadër të ndërhyrjeve strategjike për restaurimin dhe rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, në mënyrë që të përmbyllet vizioni i ndërthurrjes dhe i komunikimit të drejtpërdrejtë të të gjitha investimeve të implementuara në Qendrën Historike të qytetit të Tiranës nga Ministria e Kulturës, Njësia vendore dhe vetë Qeveria Shqiptare.
Në vijim të takimeve të konsultimit me grupe të ndryshme të ekspertizës, Ministria e Kulturës realizoi këtë tryezë konsultimi për të prezantuar nismën lidhur me domosdoshmërinë e rikonceptimit e riformatimit të MHK dhe për të ftuar ekspertët dhe grupet e interesit në një reflektim të përbashkët.

28058808_1854112587984839_8784750076848966350_n 28058495_1854112437984854_141216801160608610_n 28276373_1854112151318216_8943785378425766811_n 28468185_1854111844651580_1060910645966967544_n 28058944_1854111981318233_2479803424834464073_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!