Sot, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga ekspertja amerikane mbi muzeologjinë Linda Norris.

Linda Norris së bashku me stafin e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës zhvilloi një takim me drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, ku folën rreth rritjes së audiencave dhe rikonceptimit të linjës muzeale. Gjithashtu, znj. Norris vizitoi pavijonet e Muzeut Kombëtar duke mësuar më shumë rreth muzeut dhe mënyrës së ekspozimit të objekteve dhe rendin kronologjik të ndjekur për të pasqyruar historinë e Shqipërisë. Ekspertja Linda Norris zhvilloi edhe një seminar mbi mënyrat e reja për përfshirjen e komunitetit dhe publikut në muze.
Vizita e ekspertes Norris realizohet me nismën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, rreth platformës së re muzeore të Muzeut Historik Kombëtar, në përputhje me objektivat e MK në fushën e përmirësimit të infrastrukturës muzeore në vend.
Ministria e Kulturës ka përcaktuar në këtë mandat të dytë 2017-2021 listën e prioriteteve dhe investimeve në fushën e trashëgimisë dhe kulturës që nis me hartimin e projekteve të zbatimit për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe riformulimin e linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë” dhe “Restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura”.
Aktualisht, Linda Norris është Drejtoreshë e Programit të Rrjeteve Globale për Koalicionin Ndërkombëtar të Vendeve të Kujtesës, një rrjet vendesh historike, muzesh dhe nismash të kujtesës që lidhin përpjekjet e së kaluarës me lëvizjet e së sotmes për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale. Si profesioniste e pavarur muzesh për mbi njëzetë vite, ajo lehtësoi diskutimet dhe aksionin mbi mënyrat se si krijueshmëria mund të transformojë muzetë, të formësojë rrëfime më bindëse dhe të krijojë lidhje më të thella dhe më përfshirëse komunitare.

28575633_1868360896560008_2025944251761100045_n 28515081_1868360856560012_8289507342076340517_o 28515859_1868360806560017_5081550090360340402_o 28661343_1868360766560021_3406950614980922304_n 28472268_1868360416560056_6285540502959926969_n 28577843_1868360366560061_5204821323167513873_n 28871818_1868360323226732_4168742112730517220_n 28827247_1868360269893404_2831729855388293924_o 28701479_1868360229893408_4409133453420249060_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!