“Tirana Spring School, Hapësira, Vendi dhe Vendbanimet”

Kjo shkollë pranverore do të sjelli së bashku kumtesat e 45 doktorantëve nga e gjithë bota.
Kandidatët doktorantë dhe studentët e Studimeve Master janë ftuar që të reflektojnë mbi nocionet e hapësirës, lëvizjes, vendndodhjes dhe të paraqesin punën e tyre të vazhdueshme nga këndi i hapësirës sociale, historike, kulturore dhe antropologjike. Gjithashtu studentët janë ftuar të sjellin idetë e tyre për tema të ndryshme, siç janë rrëfimet mbi hapësirën dhe vendin, kontestimi dhe (ri) përvetësimi i hapësirës, hapësira imagjinative, ura dhe kufijtë historikë, ndërtimi i hapësirave kulturorë dhe ambienteve të ndërtuara, kuptimet jofetare dhe socio-politike, përkufizimi hapësinor i përvojave kulturore, kujtesa, tregimi dhe hapësira, zhvendosja e peizazheve historike, hapësirat rurale dhe urbane, politika hapësinore, peizazhet emocionale, prodhimi i njohurive të lidhura me hapësirën, vendin dhe vendbanimin etj.
Ceremoninë e hapjes e përshëndeti Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili tha se: “Është një kënaqësi e madhe për Muzeun Historik Kombëtar për të qenë pjesë e këtij projekti sëbashku me institucionet e tjera europiane. Në këtë konferencë të rëndësishme, pjesëmarrësit, për tre ditë do të diskutojnë shumë tema dhe natyrisht do të marrin shumë përvoja nga njëri-tjetri. Do të doja të falenderoja gjithë njerëzit që kemi bashkëpunuar gjithë këta muaj për organizimin dhe realizimin e kësaj shkolle pranverore, dhe për ta sjellë konferencën “Hapësira, Vendi dhe Vendbanimet” në një nivel të ri njohurish me temat e përcaktuara për diskutim”. Gjithashtu, përshëndeti edhe Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi, drejtues i departamentit të etnologjisë pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike, i cili shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë shkollë pranverore si një studiues i antropologjisë. Ceremonia e hapjes u përshëndet edhe nga Prof. Dr. Thijl Sunier, profesor i Fakultetit të Shkencave Sociale, dhe Antropologjisë në Vrije Universiteit Amsterdam.
Sot, gjatë seancës së parë referoi Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, me temë “The presentation of the Ottoman period of Albanian history in the pavilions of the National Historical Museum” dhe Nathalie Clayer nga CNRS, EHESS referoi temën “The Pilgrimage to Mount Tomor in Albania: A Changing Sacred Space in a Changing Society”. Ndërsa gjatë seancës së dytë me drejtues Dr. Dorian Koçi do të referojnë Lucia Admiraal nga University of Amsterdam; Hayat Ahlili nga Utrecht University; Marko Barišić nga University of Kent. Gjithashtu, do të referojnë temat e tyre edhe Kholoud al-Ajarma nga Groningen University; Yahya Nurgat nga University of Cambridge; Clara Murner nga University of Strasbourg; Sonja Antanasijevic nga Radboud University, Nijmegen; Dorieke Molenaar nga Leiden University/NISIS; Beatrice Bottomley nga Aix-Marseille University/ IREMAM; Anaël Poussier nga University of Paris-I Panthéon Sorbonne, Alba San Juan Perez nga University of Salamanca dhe Ervisa Zaja nga University of Tirana.
Tirana Spring School “Hapësira, Vendi dhe Vendbanimet” do të vazhdojë punimet e saj deri më datë 23 Mars 2017, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

29386767_1886096954786402_1522947290937950208_o 29389374_1886096734786424_3592552380018720768_o 29366470_1886096521453112_5355252523605164032_o 29387068_1886098054786292_6015236121934430208_o 29356970_1886097674786330_5179814564241342464_o 29356816_1886097594786338_3443080384177242112_o 29433275_1886097398119691_2885374036068532224_o 29432355_1886097134786384_3939403871440338944_o 29365520_1886097071453057_9193560784817356800_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!