“Engjëjt e errësirës”, ishte romani që u promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar

“Engjëjt e errësirës”, ishte romani që u promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar, i cili shënon librin e parë të autores Alda Mehmeti. Ky roman, në thelbin e vetë është një vepër që njëherazi projekton kujtesën dhe lirinë, jetën e shqiptareve nën regjimin diktatorial dhe pushtetin monist. Romani merr përsipër të hedh dritë në atë terr të kalvarit të vuajtjeve që shoqëruan jetën e shqiptarëve, që pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në armiq të popullit. Të pranishëm në panelin e autores ishin drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi, publicisti Behar Gjoka dhe shkrimtari Pandeli Koçi
Drejtori Dr. Koçi u shpreh se: “Me këtë libër autorja na hap rrugë për të diskutuar mbi të shkuarën me synimin për të forcuar kulturën e të reflektuarit mbi të shkuarën dhe gjetjen e mënyrave sesi të rinjtë mund të ndërgjegjësohen për njohjen e saj përmes një qasjeje sa më ndërdisiplinore. Në roman ka disa personazhe, të cilët plotësojnë kuadrin e asaj shoqërie, që në aspektin e luftës së klasave, ishin kthyer në viktima të saj, luftë e cila u ashpërsua deri në atë nivel, sa filloi të bëhej më e fuqishme brenda llojit, duke eliminuar njerëz që deri dje ishin shërbëtorë të atij pushteti”.
Romani ka një gjuhë të pasur artistike, me shprehje fraziologjike, aforizma e proverba të popullit, të gjetura me kujdes nga autorja e të mbështetura në folklor e në traditën e pasur kombëtare. Dialogu i gjallë e i larmishëm, me skena e ngjarje mjaft të dhimbshme, tragjike, intermexot dhe kapitulli pa numër që bëjnë sintezën filozofike të mesazheve që jep libri, e bëjnë këtë vepër të tipit klasiko-modern, të veçantë në llojin e vet dhe lehtësisht të perceptueshëm nga cilido lexues që e ka jetuar apo jo atë kohë.

30740979_1921397037923060_4439994868273512448_n 30705758_1921396934589737_5933280294726533120_n 30729540_1921397044589726_1952496187210727424_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!