Në kuadër të programit #EdukimipërmesKulturës #MuzeuHistorikKombëtar organizoi aktivitetin “Muzeu im” në shkollën e mesme “Azem Hajdari” në Zall-Mner

“Edukimi përmes kulturës” shkon edhe në ambientet e shkollave, tashmë edhe në shkollat jashtë Bashkisë së Tiranës. Muzeu Historik Kombëtar shkoi sot, në shkollën e mesme “Azem Hajdari” në Zall-Mner, për të zhvilluar aktivitetin “Muzeu im”. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë dhe vlera muzeale. Veshje popullore, objekte bronzi, kobure, objekte zbukurimi, vazo qeramike, kandil vaji, mulli kafeje, një djep, tapiceri apo edhe dybek do të përbënin mjetet e ekspozesë. Nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si vazhdimësi e projektit “Muzeu im’’, inicuar nga Muzeu Historik Kombëtar. Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut dhe muzeu të jetë më afër shkollave duke sjellë sendet e tyre të vjetra.

31172093_1929202900475807_7499879429942804480_n 31265203_1929202803809150_1912867043661578240_o 31180315_1929202723809158_4561188245387345920_o 31180134_1929204150475682_6155635746687418368_n 31180168_1929203670475730_7039404694669623296_n 31171413_1929203377142426_3544392679800438784_o 31206551_1929203187142445_2387262601164750848_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!