Muzeu Historik Kombëtar dhe piktori Arben Kristani dje, çelën ekspozitën “Skaje”.

Në këtë ekspozitë Arben Kristani përfaqësohet me rreth 53 punime me teknikën në vaj dhe akuarel, në gjini të peizazhit dhe natyrës. Piktori Kristani eksploron nga thellësitë e krahinave në lartësitë e maleve, në kalatë e trevave shqiptare nga Ulqini deri në Pargë, ku përtej kufijve natyra shqiptare ruan historinë, gjuhën, traditën dhe zakonet.
Ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndeti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili tha se: “Është një kënaqësi për mua dhe Muzeun Historik Kombëtar të mirëpresim ekspozitën “Skaje” nga Arben Kristani. Kjo ekspozitë, e cila vjen në vaj dhe akuarel, tregon artin e 53 punimeve, të cilat sjellin për të gjithë artdashësit peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe të gjitha eksplorimet që Arbeni ka bërë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, në sitet shqiptare kulturore dhe kudo që e bukura i ka tërhequr syrin prej artisti”. “Muzeu Historik Kombëtar është krenar që bashkëpunon dhe sjell artin më të pastër të pikturës për qytetarët shqiptarë nëpërmjet bashkëpunimeve që realizon me artistë të mirënjohur, duke pasuruar në këtë forma edhe jetën sociale-kulturore të Tiranës”, përfundoi Dr. Dorian Koçi. Artdashës dhe dashamirës të autorit ishin të pranishën në hapjen e kësaj ekspozite.

32349482_1949345145128249_7172811416880021504_o 32239623_1949344941794936_8011961019070939136_o 32293853_1949344668461630_3555668798608506880_o 32253568_1949345735128190_5174899987783352320_o 32169072_1949345265128237_8593234093250969600_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!