Muzeu Historik Kombëtar dhe drejtori Dr. Dorian Koçi patën nderin të prisnin në një vizitë At Antonio Bellusci.

At Bellusci është një studiues, historian dhe folklorist i rrallë arbëresh, që nderohet denjësisht nga komuniteti arbëresh i Frasnitës, nga kryebashkiakët e komunave përreth, por edhe nga autoritetet shqiptare dhe kosovare. Dr Koçi e ftoi At Antonio Belluscin të mbajë një leksion të hapur mbi Skënderbeun dhe epokën e tij, ditën e mërkurë, dt 6 qershor 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Muzeu Historik Kombëtar ka kënaqësinë t’ju ftojë të jeni të pranishëm ditën e mërkurë, duke nënvizuar vlerësimin e lartë për veprën e At Antonio Bellusci si historian, folklorist dhe etnograf shumë i rëndësishëm i traditës arbëreshe dhe arvanite.

34318046_1976443769085053_5379760397270122496_n 34146414_1976444155751681_6979450644889337856_n 34317820_1976443862418377_5309968394185867264_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!