Sot, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga përfitueset e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit

Duke qënë se, Muzeu Historik Kombëtar e ka pjesë të prioriteteve të tij angazhimin dhe respektin ndaj çdo grupi shoqëror, i ka përfshirë përfitueset e Qendrës Kombetare Pritëse të Viktimave të Trafikimit në muze duke i transmetuar atyre ndjesinë e përfshirjes në komunitet. Në këtë kuadër përfitueset e Qendrës Kombetare Pritëse të Viktimave të Trafikimit zhvilluan sot, një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ato mbetën tepër të kënaqura nga kjo vizitë nga emocioni që morën prej njohjes së historisë të Shqipërisë, nëpërmjet vizitës në pavijonet e muzeut.

34395365_1980003945395702_8817231219151339520_o 34395314_1980003892062374_4464380013247987712_o 34422678_1980004008729029_100707164795961344_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!