“Arkeologët e vegjël” në Muzeun Historik Kombëtar me fëmijët e Kampit të Teatrit Metropol 2018 – “Kujtime nga Iliria e Lashtë”

Ishin fëmijë nga kampi veror i Teatrit Metropol, ata që provuan të ishin arkeologë për një ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijët pasi bënë një vizitë në pavijonin e arkeologjisë dhe u prezantuan me objektet më të veçanta dhe origjinale që ndodhen në muze vijuan me “gërmimet” e tyre për të gjetur objektet e fshehura. Pasi i zbuluan disa prej fëmijëve pikturuan objektet që kishin gjetur ndërsa të tjerë shprehën përjetimet e tyre rreth këtij aktiviteti. Aktiviteti u krye nën kujdesin e Sektorit të Programeve Edukative. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Arkeologu i vogël” që Muzeu Historik Kombëtar organizon me fëmijë të moshave 7-11 vjeç.

35557974_1999984030064360_3000175020082200576_n 35686810_1999984040064359_8898896062324932608_n 35805536_1999984046731025_4390850061471318016_n 35796742_1999983853397711_416910362298810368_n 35481254_1999983856731044_6031448601274613760_n 35682207_1999983653397731_5075964741810126848_n 35628313_1999983650064398_4035796831781781504_n

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!