“Një ditë në muze” me të moshuarit e “Qendrës Polivalente Ditore Kamëz”

Duke qënë se, Muzeu Historik Kombëtar e ka pjesë të prioriteteve të tij angazhimin dhe respektin ndaj moshës së tretë, Sektori i Programeve të Edukimit në muze, i ka përfshirë të moshuarit disa herë në aktivitetet që janë organizuar, duke i transmetuar atyre ndjesinë e përfshirjes në komunitet. Në këtë kuadër të moshuarit e “Qendrës Polivalente Ditore Kamëz” zhvilluan sot, një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ata mbetën tepër të kënaqur nga kjo vizitë nga emocioni që morën prej njohjes së historisë të Shqipërisë, nëpërmjet vizitës në pavijonet e muzeut.
Këto veprimtari janë disa nga dhjetëra veprimtaritë e tjera që, Muzeu Historik Kombëtar dhe specialistët e tij, janë duke planifikuar dhe organizuar me qëlliminin e përcjelljes së Historisë Kombëtare tek të gjithë brezat, nga fëmijët deri tek të brezi i tretë.

37245008_2050053695057393_4019703116877266944_o 37284649_2050053985057364_4027574069648949248_o 37242318_2050053895057373_6833125893708185600_o 37219761_2050053815057381_1851831095914397696_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!