Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Gjikondi çelën dje ekspozitën e piktorit Vangjel Gjikondi

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Gjikondi çelën dje ekspozitën e piktorit Vangjel Gjikondi, e cila i është kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në ciklin “Historia e Skënderbeut” dhe “Rrethimi i Shkodrës”, autori ka realizuar rreth 60 piktura me format të madh.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka qenë mbrojtës i krishterimit dhe i qytetërimit perëndimor. Ai është një figurë e madhe historike, prandaj të gjithë veprat e artit dhe literatura që i është kushtuar atij e meritojnë të hyjnë në kujtesën e kulturës botërore. Këtë vit, që përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka pasur prurje të shumta në art dhe në letërsi. Një nga këto prurje të reja është edhe ekspozita e piktorit Vangjel Gjikondi, që përuruam dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita fillon me lindjen e Skënderbeut duke vijuar betejat e shumta, gjatë të cilave ai doli fitimtar. Krahas fitoreve historike të heroit tonë kombëtar, autori ka pasqyruar me vërtetësi dhe realizëm edhe dhimbjet gëzimet edhe trishtimet e tij.

41774632_2159372837458811_2147675023152775168_n 41752366_2159372744125487_4377821900949159936_o 42058689_2159373000792128_2512949085300850688_o 41934667_2159372934125468_6549179640060051456_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!