“Muzeu lëvizës” shkon në shkollën 9-vjeçare “Feti Vogli”

Me rastin e 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit e të Trashëgimisë Kulturore të Bashkisë Tiranë, realizoi projektin “Muzeu lëvizës” dhe shkoi në shkollën 9-vjeçare “Feti Vogli” në Njësinë Administrative Baldushk.
Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Drejtoresha e shkollës e përshëndeti këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg qendrës së kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore.
Nxënesit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin. Gjithashtu, ata u bënë pjesë e një prej aktiviteteve edukative të Muzeut Historik Kombëtar me titull “Arkeologu i vogël”.
Ky aktivitet synoi përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

42754171_2176587372404024_7516803314780995584_o 42650280_2176587802403981_245316544693796864_o 42673242_2176587199070708_6540482125127221248_n 42773410_2176587445737350_5934787643563835392_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!