“Një pasdite në muze” me temë “Periudha e komunizmit në Shqipëri 1945-1990; Si t’i qasemi të kaluarës?”

Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Periudha e komunizmit në Shqipëri 1945-1990; Si t’i qasemi të kaluarës?” Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Për të referuar për këtë temë ishin të pranishëm Prof.As.Dr. Sonila Boçi, shefe Departamenti pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Znj. Etleva Demollari, Drejtoreshë e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” si dhe sociologia Entela Binjaku.

Në fjalën e tij, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, tha se, “Në vendet totalitare propaganda dhe terrori paraqet dy anë të së njëjtës monedhe. Kudo që totalitarizmi zotëron kontroll absolut, ai zëvendëson propagandën me indoktrinimin dhe e përdor dhunën jo aq sa për të frikësuar njerëzit, sesa për të realizuar vazhdimisht doktrinat e tij ideologjike dhe gënjeshtrat e tij praktike. Në Shqipëri i gjejmë të gjitha format e komunizmit dhe një ndikim të madh ka pasur stalinizmi, e cila ka qenë ideologji sunduese. Në jetën politike regjimi komunist shqiptar ndoqi verbërisht përvojën sovjetike. Shqipëria ishte vendi socialist me diktaturën më të egër në vendet e lindjes komuniste”.

Prof. Ass. Dr. Sonila Boçi, midis të tjerash tha se, dilemat që ka historia për atë rregjim janë të shumta, pasi njerëzit duan të dinë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe vuajtjeve të atij rregjimi. Kurse në krahun tjetër janë nostalgjikët që kërkojnë vetëm të mirat e sistemit. Komunizmin shqiptar ajo e ndan në tre faza: vitet 1944-1954 periudha e vendosjes dhe konsolidimit të regjimit, 1954-1970 periudha e stabilizimit relativ të tij, dhe 1970-1990 periudha e stanjacionit, krizës ekonomike dhe rënien e regjimit.

Ndërsa znj. Etleva Demollari, Drejtoreshë e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” tha se çdo trashëgimi duhet mbrojtur pa dallim nga Hollivudi tek Holokausti. Ajo foli edhe për muzeun e kujtesës që ajo drejton dhe për programet e ndryshme që zhvillon me personat e prekur nga ai regjim, por edhe aktivitetet e shumta që zhvillon me shkollat, përmes programeve edukative.

Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë, të pranishëm në këtë veprimtari, kishin përgatitur pyetjet e tyre, duke marrë përgjigje nga ana e ligjëruesve.

46488136_2264808803581880_7320709217013202944_o 46514371_2264807963581964_5238511142086639616_o46488352_2264808530248574_2199537796929028096_o 46485867_2264808180248609_4470481667126984704_o

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!