U promovua libri “Kujtimet e një firmëtari: Hajredin Bej Cakrani”

Në Muzeun Historik Kombëtar sot, u promovua një libër me vlera të mëdha historike dhe ishte pikërisht “Kujtimet e një firmëtari: Hajredin Bej Cakrani”. Për të folur mbi këtë libër ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga Prof. Ledia Dushku, pedagoge dhe historiane, Dr. Dorian Koçi drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, z.Roland Qafoku gazetar dhe redaktori shkencor i librit z.Kastriot Bimo. Të nderuarit shprehën vlerësimet, mbresat dhe risitë që ka sjellë ky libër në fushën e historisë dhe studimeve për një nga ngjarjet më të bujshme të historisë shqiptare, siç është ngritja e flamurit në Vlorë më 1912. Për herë të parë lexuesi shqiptar ka mundësinë të lexojë kujtimet e Hajredin bej Cakranit, një ndër figurat e aristokracisë shqiptare të kohës otomane, patriot, kujtimet e të cilit nxjerrin gjithçka që ndodhi përpara dhe ditën e 28 nëntorit në Vlorë.
Në fjalën e tij hapëse drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr.Dorian Koçi u shpreh se: “Ky libër mbi Hajredin Bej Cakranin na ka lënë kujtime voluminoze me detaje të hollësishme se si u shpall pavarësia, kush e organizoi, kush e shkroi proklamatën e deri te financimi i udhëtimit të Ismail Qemalit për në kancelaritë evropiane. Patjetër që neve historianëve dhe studiuesve ky libër na jep drejtime të reja dhe më shumë fakte se si është organizuar një nga ditët më të rëndësishme të popullit tonë, duke na çuar në studime dhe analiza të reja”. Të ftuarit i përshëndeti edhe pasardhësi i familjes Cakrani, z.Kujtim Cakrani, i cili është angazhuar me kujtimet dhe botimin e këtij libri. Z.Cakrani shprehu emocionet e tij për daljen në dritë të këtyre kujtimeve historike dhe shumë mirënjohje për të gjithë mbështetësit.

46485954_2267808406615253_3445830219808636928_n 46513458_2267808349948592_6829840093402890240_n 46794331_2267808343281926_1807455820229640192_n46794329_2267808269948600_2287812148094566400_n 46625591_2267808259948601_1265667299524739072_n 46520137_2267808223281938_8819867946818994176_n

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!