Promovohet libri “Myzeqeja dhe myzeqarët, ndryshe”

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Shoqatën “Myzeqeja” u promovua një libër me vlera të mëdha historike dhe etnokulturore ishte pikërisht “Myzeqeja dhe myzeqarët, ndryshe” të autorit Naun Kule. Për të folur mbi këtë libër ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Z. Kristaq Dhamo, Artist i Popullit; Dr. Moikom Zeqo, Akademik; Prof. Dr. Agim Koçillari etj. Të nderuarit shprehën vlerësimet, mbresat mbi librin, i cili është një antologji etnokulturore dhe përmban dokumente, studime dhe ese për Myzeqenë dhe myzeqarët, të cilat studiuesi Naun Kule i ka qëmtuar pas një pune shumëvjeçare nëpër biblioteka dhe arkiva të ndryshme.
Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr.Dorian Koçi u shpreh se: “Ky libër tashmë për vetë karakterin e tij kulturor dhe patriotik ka marrë përmasa mbarëkombëtare. Ndryshe nga klishetë e kohës, ky libër synon të thyej tabutë, duke e shpënë lexuesin drej këndvështrimeve realiste, të cilat autori i ka qëmtuar me urtësinë dhe dinjitetin myzeqar që e karakterizon”.

46521520_2269319139797513_4953862678465478656_o 46787312_2269318946464199_7097225679007121408_o46736749_2269318709797556_2963552375115087872_o 46514704_2269318639797563_2622531056984653824_o

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!