U promovua sot, mes studiuesish, diplomatësh dhe dashamirës, libri “Naltësimi i Iskanderit” shkruar prej ish kryeministrit të njohur Britanik Benjamin Disrali dhe sjellë në gjuhën shqipe nga z.Mal Berisha.

Për të folur mbi këtë libër ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga: Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Profesor Bardhyl Musai-Botues, Mal Berisha-Përkthyes i veprës “Naltësimi i Iskanderit” studiues, ish-ambasador.

Të pranishmit shprehën vlerësimet, mbresat dhe përshtypjet e tyre mbi librin “The Rise of Iskander” botuar në vitin 1833 nga Benjamin Disraeli, i cili përveç karrierës së tij në politikë renditet ndër njerëzit e shquar, edhe për faktin se nga një njeri i elitës intelektuale u kthye në drejtues shteti. Novela “Naltësimi i Iskanderit” është shkruar në një kontekst historik kur shqiptarët po fillonin zgjimin e tyre kombëtar dhe figura e Iskanderit ishte pishtari ndriçues në udhën e nisur.

Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, u shpreh se: “Autori përshkruan takimin e Skënderbeut me Huniadin dhe marrëveshjen që ata bënë për të mbrojtur krishtërimin; marrja e fermanit nga mëkëmbësi i sulltanit dhe përdorimi si dokument para guvernatorit turk të Krujës për lëshimin e qytetit pa luftë etj. Të gjitha këto elemente e bëjnë novelën e Benjamin Disraelit shumë aktuale për lexuesin shqiptar, duke menduar se vepra është shkruar në vitin 1833 dhe shkrimtari e dinte aq mirë historinë e lavdishme të Skënderbeut”.

48361552_2307655042630589_3203437723209695232_o 48383828_2307654929297267_1001674377307095040_o 48412331_2307654865963940_3918895003169980416_o 48366750_2307654812630612_3462104718476574720_o 48409290_2307654752630618_2263654902674751488_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!