Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, e cila është vendosur në vitin 2000. Më 4 dhjetor të 18 viteve më parë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim, duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të emigrantëve nëpër botë.
Në këtë kuadër më 18 Dhjetor 2017, kushtuar migracionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Ministri i Shtetit për Diasporën organizuan ekspozitën fotografike “Unë jam shqiptar” me materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj.
Ekspozita #Unëjamshqiptar gjatë vitit 2018 udhëtoi drejt Prishtinës, Prizrenit, dhe Shkupit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, si ngjarjet më madhore të kombit shqiptar. Së shpejti kjo ekspozitë pritet të udhëtojë edhe drejt Ulqinit, kështu edhe shqiptarët e Malit të Zi të kenë mundësisë të njohin figurat më të rëndësishme të diasporës shqiptare ndër shekuj.

48417935_2308766499186110_4246697709043449856_n 48373193_2308766485852778_8036810132182532096_n 48362187_2308766495852777_7924042600435154944_n

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!