U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Lugina e Vjosës në syrin tonë” me punime të nxënësve të Liceut Artisitik “Jordan Misja” në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite morën pjesë Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, zv.Drejtori Liceut Artistik “Jordan Misja”, z.Hermon Madhi, si edhe mësuesi udhëheqës i këtij projekti Benard Lekgegaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Kjo ekspozitë është një mundësi shumë e mirë për promovimin e Trashëgimisë sonë Kulturore, konkretisht nga trashëgimia e dy fshatrave të përzgjedhur si fshatra turistikë Peshtani dhe Malëshova. Peshtani ka një perspektivë të mirë për përdorimin e Vjosës për turizëm. Në Peshtan për çdo vit shtohen grupet e turistëve që frekuetojnë fshatin. Nëpërmjet këtij aktiviteti promovojmë vlerat kulturore dhe natyrore të vendit”.
Ekspozita përmban piktura, fotografi, skica dhe instalacione artistike në zonën turistike të Grykës së Këlcyrës, konkretisht nga dy fshatrat e përzgjedhur si fshatra turistikë Peshtan dhe Malëshovë, ku nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë kanë qëndruar rreth dy javë në Grykën e Këlcyrës.
Kjo ekspozitë u bë e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Këlcyrës dhe Gazetës Tema.

48393038_2309423125787114_1195497893369217024_o 48389401_2309423015787125_5168289857021149184_o 48396880_2309422292453864_2309698751679168512_o 48385084_2309422202453873_1360111225182093312_o 48367035_2309422089120551_602485990669418496_o 48371727_2309421949120565_1620690258284773376_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!