U çelë ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”

Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes, Muzeu Castromediano në Leçe dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali çelën dje, ekspozitën “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”. Muzeu Historik Kombëtar u paraqit me objekte dhe libra kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar si riprodhimi i Përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, si edhe armë të asaj periudhe. Kjo ekspozitë erdhi si frut i marrëveshjes ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar, Museo Civico di Bari dhe Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias nën kujdesin e Fondacionit Gramsci në Pulia, me qëllim që të fillohet promovimi i përbashkët i njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave dhe promovimin e projekteve kërkimore, duke e imagjinuar Adriatikun jugor si një distrikt të vërtetë kulturor, në të cilin integrohen ndërmarrjet e nismave të përbashkëta të pranishme në territore të ndryshme, duke marrë pjesë së bashku me thirrjet evropiane.
Ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dukumentet unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë, të cilat na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.

48378603_2313671732028920_2404002433769406464_o 49101848_2313672622028831_3900168168370339840_o 48412540_2313672525362174_1472693137032871936_n 48425520_2313672345362192_1358523925528576_o48963721_2313672208695539_8889439347498024960_o 48406657_2313672092028884_428006917114167296_o 48409117_2313671988695561_1535115259705032704_o 48402846_2313671915362235_1360404472664162304_o 48414541_2313671822028911_1873698509585121280_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!