Hapet ekspozita itinerante “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve ‘90-të”

Ekspozita itinerante “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve ‘90-të” e fotografit dhe antropologut austriak Robert Pichler, e kuruar nga Edit Pula, pasi shëtiti 18 muaj rresht nëpër Shqipëri, përfundoi udhëtimin e saj në Tiranë. Kjo ekspozitë u çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Në ceremoninë e hapjes morrën pjesë Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler, Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, fotografi dhe antropologu austriak Robert Pichler së bashku me kuratoren Edit Pula, dashamirës të artit të fotografisë si edhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Jam i nderuar që sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar mirëpresim ekspozitën itinerante “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve 90-të” është një periudhë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe shprehin themelimin e formimit të identitetit tonë individual në shoqërinë postdiktatoriale. Mirëpresim bashkëpunime të mëtejshme në realizimin e aktiviteteve të tilla”.

Kryetari Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, u shpreh: “Jam shumë i lumtur që Robert Pichler është këtu, kjo ekspozitë është një rikthim në fëmijërinë tonë që ka qënë e veshtirë, një rikthim për tu parë në pasqyrë për të kuptuar ku ishim e ku jemi sot, na bën të kemi një bilanc mentaliteti kulture dhe emancipimi ndërkohë që jemi duke reflektuar”.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Johann Sattler, u shpreh: “Për mua është një event special, mu duk shumë interesante ideja e implementimit të ekspozitës lëvizëse nëpër autobusa. Shqipëria e viteve ’90-të, shëtiti për 18 muaj rresht nëpër Shqipëri për të na sjell më afër të kaluarën e këtij vendi”.

Fotografi dhe antropologu austriak Robert Pichler u shpreh: “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që keni ardhur këtu sot. Koha kur kam qenë këtu nuk ishte shumë e mirë, por diçka është e qartë që kam marrë shumë nga shqiptarët dhe nuk do të isha këtu pa Shqipërinë. Gjatë kohës që isha këtu kam marr njohuri dhe mikpritje, gjë që është e rëndësishme për një studiues. Fotot dhe videot që kam incizuar janë pronë e shqiptarëve e jo imja”.

Ekspozita “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve ‘90-të” e nisi udhëtimin e saj me autobus dhe u përurua fillimisht në stacionin e autobusëve të zonës së veriut në Tiranë 18 muaj më parë.
Autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio veshur me fotografitë e ekspozitës do ti bashkohet koleksionit “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve 90-të” në versionin e saj si ekspozitë në levizje, ku ashtu sikur edhe në qytetet e tjera disa nga autobusët e linjës, veshur me fotografitë e fotografit dhe antropologut austriak Robert Pichler ende i ndesh në rruget e qytetit të Vlorës, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Tropojës duke mbajtur në bark të tyre udhëtarët e së tashmes dhe mbi kurriz dëshmitë e Shqipërisë së atëhershme.

Ekspozita “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve ‘90-të” në Tiranë u organizua nga Ambasada e Austrisë në Shqipëri, Bashkia Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 03 Shkurt 2019 në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar.

50570659_2369140996481993_9050938205251043328_o 50875409_2369140906482002_1074090979071361024_o 50558680_2369140836482009_2356955933239672832_o50927227_2369140763148683_457194883497590784_n 51007184_2369140636482029_4738958127179759616_o 50914165_2369140539815372_5495938704281174016_o50933606_2369140446482048_4360689001527508992_o 50514866_2369140383148721_1944800361730539520_o 50670069_2369141339815292_4235857031199719424_o 50745326_2369141189815307_4493576621105610752_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!