Rinis për vitin 2019 veprimtaria “Një pasdite në muze”. Në kuadër të 155-vjetorit të lindjes të Isa Boletinit, tema e përzgjedhur ishte: “Roli i Isa Boletinit në Pavarësinë e Shqipërisë”

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kultrës”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Roli i Isa Boletinit në Pavarësinë e Shqipërisë”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Për të referuar për këtë temë ishte i pranishëm MSc. Indrit Jonuzi, mësues i gjimnazit “Isa Boletini”, Vorë.

Në emër të Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, referoi specialisti Stefan Tetollari, i cili tha se Heroi i Popullit Isa Boletini ishte udhëheqës popullor ushtarak, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar. Gjatë viteve 1901-1902 Isa Boletini ishte në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të zi dhe Rusisë, e cila ishte përkrahja e tyre e madhe në Ballkan. Gjatë luftrave Ballkanike Isa Boletini u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e shpalljes së pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, Isa Boletini u ndodh përkrah Ismail Qemalit dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e qeverisë së përkohshme të Vlorës. Isa Boletini i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Edhe pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftrat ballkanike e nga vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

Ndërsa, profesor Indrit Jonuzi, midis të tjerash tha se Isa Boletini ishte nje figurë e rëndesishme kombëtare, i cili iu gjend afër Ismail Qemalit në procesin e Shpalljes së Pavarësisë. Nëse Ismail Qemali ishte truri i Pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini ishte krahu i armatosur i saj. Por vetëm 3 vjet e dy muaj nga dita më e madhe e kombit shqiptar, njeriu që luftoi aq shumë për këtë pavarësi u vra në një pusi nga 80 xhandarë malazezë dhe serbë. Të dielën e 23 janarit 1916 plumbat që vërshëllenin rreth e rrotull si grerëza të tërbuara, e lanë të vdekur Isa Boletinin në kalldremin e urës Ribnica në Podgoricë të Malit te Zi.

Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Nxënësit e gjimnazit “Isa Boletini”, të pranishëm në këtë veprimtari, morrën përgjigjet e shumëpritura nga ana e ligjëruesve.

50692560_2370460063016753_5676880634170048512_o 50437955_2370459969683429_1692582423067361280_o 50663773_2370459883016771_2892621381063671808_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!