Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën dhe organizoi tryezën e rrumbullakët me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”.

Ekspozita u realizua për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore. Ekspozita prezanton për publikun edhe objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, si edhe libra dedikuar Ismail Qemalit.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar përshëndeti Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian Koci, i cili u shpreh se: “Ismail Qemali u dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve kundërosmane të viteve 1910-1912. Me veprimtarinë e tij të gjithanshme politike e diplomatike, Ismail Qemali u radhit ndër personalitetet më të përparuara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në fillimin e shek. XX. Atdhedashuria dhe kontributi i tij në çështjen shqiptare, e ngrenë Ismail Qemalin në krye të figurave tona kombëtare, krahas asaj të Skënderbeut”.
Hapjen e ekspozitës e përshëndeti edhe drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, z. Endrit Muasaj, ku cilësoi se “Do të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin midis dy institucioneve sikurse ishte dhe gjatë Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Tryeza e Rrumbullakët Shkencore u fokusua në rolin dhe veprimtarinë e Ismail Qemal Vlorës në çështjen shqiptare. Ligjëruesit në Tryezën Shkencore ishin: Dr.Dorian Koci-Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Ardit Bido-Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Dr. Paulin Marku –Akademia e Studimeve Albanologjike, Prof. Dr. Frederik Stamati dhe Dr. Ariola Prifti.

Në fjalën e tij përshëndetëse gjatë tryezës së rrumbullakët Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Konferenca i bashkangjitet ekspozitës “Rrugëtim – Ismail Qemalit ndër vite” është një ndër aktivitetet e para të këtij viti. Në kumtesën “Rrëfimi i periudhave historike të Ismail Qemalit përmes objekteve të tij në Muzeun Historik Kombëtar” drejtori Koçi trajton pjesën më të ndritur të historisë së kombit shqiptar, parë nga përshkrimi i disa objekteve origjinale të asaj periudhe, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar”.

Dr. Paulin Marku referoi mbi: “Roli i Ismail Qemalit në Memorandiumin e Greçës së vitit 1911 dhe faktori ndërkombëtar”.

Dr. Ardit Bido-Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, referatin e të cilit e lexoi Dr. Endrit Musaj, drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve të DPA, në referatin e tij do të shprehej se: ”Dokumentet të cilat ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit tregojnë për përpjekjet e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë si dhe një fond personal me dorëshkrimet fotot dhe kartvizitën e Ismail Qemalit”.

Prof. Dr. Frederik Stamati dhe Dr. Ariola Prifti referuan mbi temën “Identifikimi i flamurit të Ismail Qemalit” ku qëllimi është studimi i epokave të ndryshme etnografike, pjesë e këtyre studimeve ishte dhe flamuri i Ismail Qemalit”.

Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin të ftuar të ndryshëm si dhe nxënës nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë.

51094040_2375271752535584_4241453665644183552_o 50827361_2375271665868926_5372600588003442688_o 51440655_2375271552535604_8615728718175797248_o 51380754_2375271489202277_4805600287148474368_o51142203_2375271349202291_212974659270868992_o 50739447_2375271259202300_3769288437413183488_o 50924358_2375271189202307_8436877810294849536_o 51354335_2375271052535654_1355284309006614528_o50283501_2375270962535663_6403976017077075968_o 50771281_2375272802535479_7475477959797637120_o 50779152_2375272715868821_2184972682359996416_o 50818549_2375272532535506_6066525191159152640_o50843290_2375272379202188_5617764532509212672_o 50715964_2375272072535552_1624376216398069760_o 51059115_2375271992535560_9197441227639750656_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!