Nis bashkëpunimi kulturor midis Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri dhe Muzeut Historik Kombëtar

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, z. Mircea Perpelea dhe Këshilltarin për çështjet politike, z. Dan Manescu. Rumania aktualisht është shteti i radhës që ka marrë presidencën gjashtë mujore të Bashkimit Europian dhe për këtë Ambasada e Rumanisë do të organizojë edhe Ditët Europiane të Kulturës në vendin tonë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte fillimi i bashkëpunimeve kulturore midis Ambasadës së Rumanisë dhe Muzeut Historik Kombëtar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme, si konferenca shkencore dhe ekspozita. Drejtori Koçi i shprehu gadishmërinë e tij z. Perpelea në thellimin urave të bashkëpunimit kulturor dhe u shpreh se kultura është pashaporta më e mirë midis shteteve.

52740102_2403586729704086_8485868977526931456_o 52123756_2403586363037456_9189099683891380224_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!