“Një pasdite në muze” me temë: “Luigj Gurakuqi-Bashkudhëtar i shtetit shqiptar”

Muzeu Historik Kombëtar nesër, datë 19 shkurt 2019, ora 17.00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Luigj Gurakuqi-Bashkudhëtar i shtetit shqiptar”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndryshme.

Për të referuar për këtë temë do të jenë të pranishëm Prof. As. Dr. Tomi Treska dhe Z. Ledio Xhoxhi, Përgjegjës i Menaxhimit të Koleksioneve në Muzeun Historik Kombëtar.

Luigj Gurakuqi luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili nëpërmjet reformash demokratike do të zhdukte prapambetjen, do të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, do të fitonte kohën e humbur gjatë shekujve të robërisë.

Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Në këtë veprimtari do jenë të pranishëm dhe të ftuar, akademikë, studiues e miq, studentë dhe dashamirës të fushave të ndryshme.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e martë, ora 17.00, pranë sallës “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar.

Ju mirëpresim!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!