Nis bashkëpunimi për organizimin e Kinoklubit Frankofon midis Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Muzeut Historik Kombëtar

Dje, Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar nisën bashkëpunimin për organizimin e Kinoklubit Frankofon me shfaqjen e një sërë filmash francez për publikun shqiptar. Filmi i parë që shfaq ishte filmi me titull “Xhelozja” nga Stéphane & David Foenkinos (Zhanri – Komedi).

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Është kënaqësi e veçantë për të pasur këtë bashkëpunim me kinemanë dhe kulturën franceze në Shqipëri, falë bashkëpunimit jemi të prirur për të pasur zhanera të ndryshëm të filmit dhe qytetërimit francez”.
Aktivitetin e përshëndeti edhe François Terrier, Atashe kulturor pranë Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Aleancës Franceze në Tiranë.

Në filmin me titull “Xhelozja” shfaqet aktorja Nathalie Pêcheux, në rolin e një profesoreshe e letërsisë, e divorcuar, e cila shndërrohet papritur, nga sot nesër, nga nënë e kujdesshme në një xheloze të sëmurë. Nëse shënjestra e saj e parë është vajza e saj e hijshme 18-vjeçare, Matilda, balerinë, fusha e saj e veprimit zgjerohet tek miqtë e saj, kolegët, madje edhe tek fqinjët.
Ky aktivitet u organizua nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

52608732_2417964451599647_5421883125816885248_o 52596534_2417964391599653_8784113855908282368_o 52491559_2417964221599670_2105074616933285888_o 52778878_2417964124933013_7286483082192879616_o 52441729_2417964504932975_6432406707711770624_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!