Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës gjimnazistët e shkollës “Faik Konica” Tiranë, morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e Tefta Tashko Koços në Muzeun Historik Kombëtar”.

Tema e sotme kishte për qëllim ti njihte nxënësit me objektet e sopranos lirike dhe Artistes së Popullit, të dhuruara Muzeut Historik Kombëtar në vitin 2017 nga i biri, z. Eno Koço. Tefta Tashko Koço është një këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare. Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Muko. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Ndër to përmendim “Zare trëndafile”, “Të dua, moj goc’ e vogël”, “Bilbil çapkëni”, “Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”, “As aman, moj lule”, etj.

“Një ditë me kuratorin” synon të forcojë bashkëpunimin me shkollat e mesme, duke sjellë më afër objektin me nxënësit apo studentët, për të rritur ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore.

55557266_2452970704765688_5887723396229234688_o 53720051_2452970304765728_1089128935179943936_o 54517429_2452970158099076_9137879415747772416_o 54279340_2452969838099108_4635651802795081728_o 54432697_2452969458099146_2256120598029664256_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!