Muzeu Historik Kombëtar ka kënaqësinë t’ju ftojë në ceremoninë e hapjes së projektit “Vizatoj historinë 4” ditën e premte, datë 15 Mars 2019, ora 10.30, në ambientet e Hollit Kryesor pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Hisorik Kombëtar në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës” zhvillon për të katërtin vit radhazi projektin “Vizatoj Historinë” me shkollat 9-vjeçare të Tiranës. Këtë vit shkollat pjesëmarrëse në projekt do të jenë:
1.Shkolla 9-vjeçare “Fan S. Noli” në Tiranë,
2.Shkolla 9-vjeçare “Dhora Leka” në Tiranë,
3.Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë,
4.Shkolla 9-vjeçare “Ali Demi” në Tiranë,
5.Shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë,
6.Shkolla 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë,
7.Shkolla 9-vjeçare “Misto Mame” në Tiranë,
8.Shkolla 9-vjeçare “Ardian Klosi” në Tiranë,
9.Shkolla 9-vjeçare “Shkolla e Kuqe” në Tiranë,
10.Shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë.

Ju mirëpresim ditën e premte, ora 10.30, pranë ambienteve të Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar

Edukimi Përmes Kulturës

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!